Shkup, 1 dhjetor – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi menjëherë pas përfundimit të seancës së sotme i nënshkroi vendimet për heqjen e imunitetit gjashtë deputetëve të koalicionit VMRO-DPMNE dhe ato i janë dorëzuar Gjykatës Penale.
Paraprakisht, Kuvendi në seancën e 25-të e miratoi kërkesën e gjykatës për heqjen e imunitetit Kërsto Mukoski, Zhaklina Peshevskas, Johan Tarçullovskit, Sasho Vasilevskit, Luben Arnaudov dhe Lupço Dimovskit.
Gjashtë deputetët janë pjesë e 36-të personave të cilët Prokuroria Publike Themelore i përndjek për “rrezikimin terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.