Pragë, 23 tetor – Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Çeke, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, në Dhomën e deputetëve realizoi takim të përbashkët me princin Karel Shvarcenberg, zëvendëskryetar i Komisionit për politikë të jashtme, me Jan Lipavski, zëvendëskryetar i Komisionit për mbrojtje dhe me deputetë anëtarë të Komisionit.
Princi Shvarcenberg, njoftuan sot nga Sektori për marrëdhënie me opinionin i Kuvendit, e ka përshëndetur fillimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese. Ai ka theksuar se çdoherë e ka vlerësuar kontestin ndërmjet dy vendeve si plotësisht të pa kuptimtë, i cili vetëm se e vështirëson procesin e stabilizimit të rajon. Për Republikën e Maqedonisë, ka theksuar, kjo do të thoshte ngecje prej pothuajse tre dekada, kohë e cila kaloi pa kthim, por lëvizjet aktuale pozitive japin shpresë se do të bëhet hap i fuqishëm drejt integrimit euro-atlantik. Ai ka theksuar se Republika e Çekisë, fuqishëm i mbështet aspiratat e Republikës së Maqedonisë të bëhet anëtare e plotfuqishme e BE dhe NATO-s, vend ku takon natyrshëm.
Kryetari i Kuvendit Xhaferi ka shprehur falënderim për mbështetjen e fuqishme çeke dhe për miqësinë e sinqertë shumëvjeçare.
“Me votimin e nevojës për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë treguan se pjesa më e madhe e deputetëve kanë vetëdije të lartë shtetërore për prioritetet strategjike të vendit, duke u ngritur mbi interesat partiake. Ftesa për anëtarësim në NATO edhe marrja e datës për negociata paraqesin rezultate të dukshme të politikës së drejtë dhe sinjal i qartë për aktivitetet e mëtutjeshme në këtë plan”, ka thënë kryetari i Kuvendit Xhaferi.
Kryetarja e Grupit për Bashkëpunim e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me Parlamentin e Çekisë, Jagoda Shahpaska, ka theksuar se beson në ndërtimin e urave të miqësisë, nëpërmjet shembullit të bashkëpunimit ndërmjet Parlamentit të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Çekisë.
Deputetja Vlladanka Aviroviq i ka njoftuar nikoqirët me hapat e ardhshëm të procedurës për ndryshme të Kushtetutës, gjetjen e përbashkët të koncepteve më përkatëse për përmirësimin e tekstit të ndryshimeve kushtetuese, me qëllim implementimin e Marrëveshjes.
“U theksua se në veçanti respektohet angazhimi i lartë profesional i policëve çekë, të cilët së bashku me policët maqedonas patrullojnë në kufirin jugor dhe përditë pengojnë përpjekjet për hyrje ilegale të refugjatëve. Bashkëbiseduesit ndanë bindjen për intensifikimin e bashkëpunimit ndër parlamentar bilateral, në veçanti ndërmjet grupeve parlamentare për bashkëpunim dhe komisionet resoriale, në funksion të ndarjes së përvojave çeke në integrimet euro-atlantike”, qëndron në kumtesën e sotme nga Sektori për marrëdhënie me opinionin i Kuvendit.
Në kuadër të vizitës zyrtare, kryetari i Kuvendit Xhaferi ka realizuar edhe vizita protokollare me Vojteh Filip, zëvendëskryetar i Dhomës së deputetëve në Parlamentin e Republikës së Çekisë dhe me Millan Shteh, kryetar i Senatit të Parlamentit të Republikës së Çekisë, gjatë së cilave janë këmbyer mendime për gjendjen politike në të dy vendet dhe për mënyrat për avancim të bashkëpunimit bilateral.