Shkup, 2 shtator – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e dorëzoi raportin e Këshillit të Prokurorëve Publikë për shkarkimin e prokurores speciale publike Katica Janeva deri te kryetari i Komisionit kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime Ilija Dimovski, informojnë nga Kuvendi.
Sipas procedurës kuvendore Dimovski, tani duhet të caktojë seancë në të cilën do të vendoset për shkarkimin e Janevës.
Komisioni do të duhet të vendosë se a do të jetë seanca e hapur për publikun ose pas dyerve të mbyllura.
Sipas Rregullores kuvendore pasi përfundoi debati i Komisionit, kryetari i Kuvendit do të duhet të thirr seancë plenare për shkarkimin e Janevës. Vendimin final të deputetëve do të duhet në fund ta konfirmojë edhe Këshilli i Prokurorëve.