Shkup, 29 nëntor – Pas përfundimit të takimit të Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, me Kryeministrin Zoran Zaev dhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, kryeparlamentari Xhaferri ka dorëzuar kërkesën e gjykatës tek komisioni për Çështje të Mandateve dhe Imuniteteve. Nga Kuvendi njoftojnë për mediat se Komisoni ka caktuar seancë për nesër në ora 11. “Në datë 29.11.2017 dorëzova kërkesën për paraburgim të deputetëve Sasho Vasilevski, Ljupço Dimovski dhe Zhaklina Peshevska e kërkuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1”, thuhet në kërkesën e firmosur nga Xhaferi.