Shkup, 1 shkurt – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot do të takohet me komisarin për të drejtat e njeriut pranë Këshillit të Evropës, Nil Muzhnieks, i cili gjendet për vizitë në Maqedoni.
Muzhnieks pastaj do të ketë mbledhje të përbashkët me anëtarët e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë pranë APKE-së, të Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit dhe me deputetët Samka Ibraimovski dhe Amdi Bajram.
Komisari për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës dje ka pasur takim me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.