Xhaferi do të dërgojë shkresë deri te Komisioni i Mandatit-Imunitetit për mungesën e Gruevskit

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, do të dërgojë shkresë deri te Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit me të cilën do ta njoftojë se deputeti Nikolla Gruevski pa arsye ka munguar në seancat e Parlamentit më shumë se gjashtë muaj, konfirmuan nga pres shërbimi i Kuvendit.

Sipas nenit 59 të Rregullores së Kuvendit, për deputetin i cili pa arsye ka munguar në seancat e Kuvendit më shumë se gjashtë muaj kryetari i Kuvendit e njofton Komisionin për Çështje të Rregullores Mandatit dhe Imunitetit. Propozim për marrjen e mandatit në këtë rast ngrit Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, në afat prej 15 ditëve nga dita e marrjes së njoftimit nga kryetari i Kuvendit, ndërsa pas propozimit të tij për marrjen e mandatit të deputetit, Kuvendi bën kërkime në seancën e parë të ardhshme.

Siç qëndron në nenin 59, kërkimi mund të përfundojë me sjelljen e vendimit për marrjen e mandatit të deputetit ose me përfundim se nuk ka elemente për marrjen e mandatit të deputetit.

Deputeti dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, për të cilin ka gjykim të plotfuqishëm prej dy vite burg për rastin “Tanku” të PSP-së, ndërsa është i dyshuar edhe për organizimin e ngjarjeve në Kuvend më 27 prill, iku në Hungari ku mori statusin e azilantit politik.(koha.mk)