Deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë deri më tani nuk ka arritur propozim për interpretim autentik të nenit 22 nga Ligji për Prokurorinë Speciale Publike, deklaroi sonte kryetari Talat Xhaferi, pasi dje prokurori Lubomir Jovevski paralajmëroi se Prokuroria Publike e RM-së do ta dorëzojë.
“Deri në këtë moment, deri te Kuvendi, gjegjësisht deri te unë, nuk ka arritur propozim për interpretim autentik të këtij ligji. Prokurori shtetëror publik është një nga organet ose institucionet kompetente i cili mund të ngre procedurë për interpretim autentik të ligjit, në këtë rast, Ligjit për Prokurorinë Speciale Publike”, tha Xhaferi sonte në deklaratën për mediat pas nënshkrimit të vendimit për zgjedhjet presidenciale.
Gjithçka tjetër është në kuadër të, siç tha, përplasjes mediatike të institucioneve, duke theksuar se sipas Rregullores ai, që do të marrë të drejtën për interpretim autentik, do ta përpunojë në procedurë parlamentare.
Ai sqaroi se të gjitha propozimet dhe kërkesat të cilat vijnë deri te Kuvendi, ndërsa kanë të bëjnë me procedurat e legjislacionit, njëkohësisht publikohen edhe në ueb faqen e Kuvendit dhe ai material shpërndahet edhe deri te deputetët.
“Në këtë kontest nuk ka asgjë që mund të fshihet në lidhje me nevojën dhe detyrimet të cilat i kemi ne”, tha Xhaferi.
Nga gazetarët ishte pyetur edhe për zgjedhjen e baxhanakut të tij Nuri Bajrami për anëtar të Komisionit për Antikorrupsion, për çka u përgjigj se në zgjedhjen e tij ishin të përfshirë deputetë, përfaqësues të sektorit joqeveritar, mediat dhe institucione.(koha.mk)