Shkup, 29 tetor 2018 – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi vlerëson se deputetët nga opozita, të cilët dhanë përkrahje për hapjen e procedurës për ndryshime kushtetuese, kanë votuar sipas bindjes së tyre, pa presione ose tentime për ryshfet, dhe se me votën e tyre e kanë hapur rrugën për ardhmërinë euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.
“Ai që pohon se ka pasur veprime dhe tentime të tilla, do të duhej në vend adekuat, deri te institucionet kompetente, ta argumentojë dhe ta dëshmojë. Nuk është karakteristike të akuzohen deputetët se iu nënshtruan presioneve dhe shantazheve. Mendoj se asnjë deputet, i cili e ka përkrahur vendimin, nuk iu nënshtrua presioneve, por ka qenë vullnet i tyre i pastër”, tha Xhaferi në “Samo Vistina” në Kanal 5.
Kryetari i Kuvendit tha se kur shumica e kanë njoftuar se e kanë numrin e nevojshëm të deputetëve për ndryshime kushtetuese, ai e ka caktuar seancën. Anulimi, shtoi ai, ka qenë që të mundësohet që ata të cilët janë prononcuar se do ta japin përkrahjen, të mund të vijnë në Kuvend në seancë.
“Deputetët të cilët janë prononcuar se do të japin përkrahje, vinin nga shtëpia, disa ishin rrugës, kjo është punë që secili deputet e din për vete. Unë mora konfirmim se përkrahje nga ata e ata deputetë kemi, e derisa nuk janë të pranishëm, është normale që unë si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë të mbajë llogari për dinamikën e zhvillimit të seancës. Për këtë shkak edhe ndodhi anulimi i kohës së fillimit të seancës”, tha Xhaferi.
Ai pret që Qeveria ta ruajë afatin dhe deri të premten t’i dorëzojë draft-amendamentet deri te Kuvendi i Maqedonisë që të fillojnë të shqyrtohen.
Deputetët e opozitës, të cilët dhanë mbështetje për fillimin e ndryshimeve kushtetuese, të premten e kanë njoftuar se do të veprojnë si grup i pavarur i deputetëve dhe se koordinatore do të jetë Elizabeta Kençeska-Milevska.
Kryetari i Kuvendit doli edhe për nismën për formimin e Trupit koordinues për pajtim dhe konfirmoi se grupi i pavarur i deputetëve, i cili ka qenë edhe nismëtar për një trup të këtillë si një nga kërkesat e tyre, nesër deri te ai do të dërgojë shkrim zyrtar për formimin e tij. Beson se në koordinimin e ardhshëm do të dakordohet formim i këtij trupi.
Lidhur me ligjin e propozuar për amnisti për 27 prilli nga ana e VMRO-DPMNE-së, Xhaferi thekson se e drejta absolute e deputetëve është që parashtrojnë propozime, por debati në fund do të tregojë se cili do të jetë fati i këtij ligji.
Xhaferi u përqendrua edhe në njoftimin e gjykatës kompetente për atvendimin e plotfuqishëm për ish-kryeministrin dhe deputetin aktual Nikolla Gruevski dhe mundësinë që t’i merret mandati dhe me këtë rast tha se njoftimin e ka marrë të premten dhe e ka përcjellë deri te Komisioni për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit. Ajo duhet në afat prej 15 ditëve të aprovojë propozim vendim në të cilën konstaton nevojë për marrje të mandatit ose jo. Potencoi se një nga bazat për marrje të mandatit është aktvendimi im plotfuqishëm gjyqësor me burgim. Që të merret vendim për marrje të mandatit, tha nevojitet që në seancë plenare të votojnë dy e treta e numrit të përgjithshëm të deputetëve.