Ohër, 18 maj – Bisedimet në kuadër të procesit Zhan Mone zhvillohen në atmosferë të vazhdueshme, të punës, me qëndrim konsensual të pjesëmarrësve për nevojat e rregullimit, gjegjësisht rirregullimit të marrëdhënieve në Dhomën ligjdhënëse. Këtë sot para mediave e theksoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nga Ohri, ku në vijim janë bisedimet e përfaqësuesve të partive parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë në kuadër të procesit “Dialog Zhan Mone”. Parimi kyç i konsensusit për qasje të bashkuar ndaj Integrimeve euroatlantike për qytetarët e Maqedonisë dhe forcimin institucional të Kuvendit si shtyllë demokratike të të gjitha reformave, të inicuar nga eurodeputetët Ivo Vajgël, Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan.
Xhaferi në një deklaratë të shkurtër për dialogun parlamentar, që zhvillohet pas dyerve të mbyllura, ka vërejtur se lëvizjet pozitive në vend rezultuan që bisedimet në vend të paralajmërimit fillestar në Paris të zhvillohen këtu.
“Temat e diskutimit janë paralajmëruar – nevojat nga ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores dhe sjelljes së kodeksit etik, me çështje të shtuara të asaj që në forma të tjera tani më është biseduar dhe ajo është pavarësia më e madhe dhe pavarësia e Kuvendit. Paradite kemi pasur debat të frytshëm në lidhje me Kodeksin dhe mendoj se kjo ka përfunduar në lidhje me testin e përgatitur me mbështetje të BE-së dhe kjo pres të rezultojë me sjelljen e saj konsensuale si udhëheqëse në lidhje me sjelljen e deputetëve në dhe jashtë Kuvendit”, tha Xhaferi duke e theksuar këtë çështje si shumë të rëndësishme për kthimin e besimit në institucionin deputet.
Ai e theksoi gatishmërinë tek të gjithë pjesëmarrësit në bisedimet për nevojën nga miratimi i i një dokumenti të tillë, duke shprehur siguri se prania e të gjitha partive parlamentare do të kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjes konsensuale në drejtim të vendosjes së punëve ashtu siç pritet nga Parlamenti.
Për vetë Kodeksin e sjelljes në punë në Dhomën ligjdhënëse ai tha se është risi pikërisht që deri më tani Kuvendi nuk ka pasur një dokument të tillë.
“Kjo në tërësi është risi, në këtë rast parasheh aspekte morale-etike, e jo penale-juridike, prej atje që sipas definicionit deputetët për punën në Kuvend nuk përgjigjen për atë që do ta thonë”, tha Xhaferi.
Kryetari i Kuvendit edhe njëherë e dha vlerësimin se klima momentale në institucion siguron punë konsensuale dhe harmonizim midis partive politike, që duhet të mbahet, siç tha, jo vetëm për shkak të çështjeve të rëndësishme që eventualisht do të mund të vendosen në rend dite, por në përgjithësi për shkak të statusit dhe kompetencave që i ka Kuvendi.
Dialogu në Ohër është paraparë të rrumbullakoset me konkludime që do të prezantohen në darkën në të cilën është paralajmëruar prania edhe e liderëve të partive politike parlamentare, kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, lideri i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela dhe lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Para tyre është paraparë të ketë fjalim edhe Sergei Stanishev, kryetar i partisë socialiste evropiane.
Si hyrje në dialog mbrëmë u mbajt edhe darkë për pjesëmarrësit në bisedimet, për të cilët eurodeputeti Ivo Vajgël tha se janë me qëllim që në atmosferë të hapur pa praninë e opinionit që të bisedohet për të gjitha problemet për të cilat ndoshta nuk është arritur konsensus.
“Mendoj se në atmosferë pune me ndihmën e ekspertëve të angazhuar për këtë konferencë, mund të arrihet me pajtim të disa çështjeve për të cilat nuk do të vendosim ne, nuk do të vendoset as këtu as në qendrën ‘Zhan Mone’ në Paris, por në Kuvendin e RM-së. Kuptohet do të bëhet fjalë për ardhmërinë e Maqedonisë, pikërisht për këtë jemi këtu, angazhohemi të themi se vendi ka bërë një hap të rëndësishëm përpara me marrjen e garancisë për fillim pa kusht të negociatave për anëtarësim në BE. Kuptohet për këtë do të vendos Këshilli Evropian dhe mund vetëm të them se jam optimist për këtë”, deklaroi Vajgël.
Takimi në kuadër të “Zhan Mone” procesi konsiderohet si realizim i një pjese të reformave në vend duke e pasur parasysh se çështjet për konstituimin e Parlamentit dhe për çështjet e deputetëve janë pjesë e planit 3-6-9, ndërsa bisedimet pritet në përgjithësi të kontribuojnë edhe për përmirësimin e dialogut politik.