Pas daljes televizive të drejtorit të policisë së shtetit Veliu në lidhje me arrestimet e operacionit “Forca e Ligjit”, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar se qeveria po bëhet gati të sjellë në parlament një paketë të re ligjore kundër të “fortëve”.
Përmes një postimi në rrjetin social, Xhafaj shkruan se shumë shpejt do të dalë në dritë një paketë anti krim që do “t’u nxijë jetën” atyre që bëjnë të fortin dhe shkelin ligjin.
“Shumë shpejt prezantojmë paketën antikrim me masa më të ashpra. Aksione të tjera dhe rezultate konkrete. Kjo është Policia e Shtetit në veprim me Forcën e Ligjit, në shërbim të qytetarëve!”-shkruan Xhafaj.
Mjedis mbytës dhe Ndëshkim për ata “Të fortët” e lokaleve, lagjeve & qyteteve tona dhe shantazhuesve të biznesit. Qetësi, rend e siguri për qytetarët, kudo që ata janë. Kush guxon të bëj “të fortin” përball shtetit, Policia do t’i “nxijë” jetën!
— Fatmir Xhafaj (@FatmirXhafaj) October 23, 2018