Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, në projektbuxhetin edhe për vitin 2018-të, njoftoi se Turqia do të dhurojë një milionë dollarë për ushtrinë. Ministrja duke iu referuar ndihmës së Turqisë për Forcat e Armatosura në vend, tha se “gjithashtu, edhe këtë vit do të përfitojmë nga Turqia rreth 1 milionë dollarë në vit”. Ndër të tjera, Xhaçka vuri në dukje çështjen e rritjes së buxhetit të mbrojtjes dhe theksoi se kjo mund të arrihet me ndihmën e vendeve aleate. Duke iu referuar mbështetjes së ofruar nga Turqia për Forcat e Armatosura Shqiptare, Xhaçka tha: “Ne do të kontribuojmë në buxhetin tonë me ndihmën e aleatëve tanë në 2018-të, ku do të përfitojmë gjithashtu të ardhura vjetore nga Turqia prej rreth një milionë dollarësh”. Duke kujtuar se Italia do të japë gjithashtu 5000 armë automatike me vlerë 7 milionë euro deri në fund të vitit, Ministrja Xhaçka u shpreh: “Ky plan buxheti ka siguruar vazhdimësi në zhvillimin e reformave të mbrojtjes në përputhje me angazhimet dhe detyrimet si anëtare e NATO-s”. Më tej, Xhaçka shtoi se Shqipëria u vlerësua nga NATO, pasi ishin vendet e para që po tregon tendenca rritëse.