Edhe Xavi Hernandez ka dhënë disa komente mbi drejtorin sportiv të Barcelonës, Eric Abidal. Në kampin katalan situata nuk është aspak e qetë, pas shkëmbimit të fjalëve mes Eric Abidal dhe Lionel Messi.
Së fundmi, reagime kanë ardhur edhe nga Xavi, i cili duket se nuk i ka pritur aspak mirë fjalët e Abidal, lidhur me spekulimet që lidhnin ish mesfushorin spanjoll me stolin katalan.
“Nuk kishte ndonjë ofertë. Nëse ka pasur ndonjë të tillë, Xavi le ta publikojë, pasi ne se kemi parë” ka thënë Abidal, transmeton lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.
‘El Laguero’ bën të ditur se këto komente nuk janë pritur aspak mirë nga Xavi. Lojtari ka mbetur i shokuar duke dëgjuar këto.
Situata e Abidal te Barcelona nuk është aspak e mirë. Lojtari fliste së fundmi se si disa lojtarë të Barcelonës nuk kanë dhënë maksimumin nën urdhrat e Ernesto Valverde.
Këto komente kanë bërë që Messi dhe të tjerë të ngritën kundër këtyre deklaratave. Nuk dihet se si do të përfundojë gjithë kjo rrëmujë.