Trajneri i Barcelona, Xavi ka rrëfyer një ngjarje që ka ndodhur në janar të këtij viti. Ai u shpreh se kishte kontaktuar me Pep Guardiola dhe stafin e Manchester City për të marrë në formë huazimi portugezin Joao Cancelo, që më pas përfundoi te Bayern Mynih.
“Ne e dëshironim Joao Cancelo në janar. Ishte vetë Manchester City që na e ofroi për ta marrë dhe ne u thamë PO. Më pas, ata vendosën të vazhdojnë në një drejtim tjetër, duke mos lejuar që Cancelo të vijë te Barcelona”, tha Xavi për TV3.
“Nuk e kuptova atë vendim të City, pasi na e premtuam lojtarin dhe ai ishte gati të luante me ne”, u shpreh më tej trajneri i skuadrës katalanase. Gjithsesi, mbrojtësi portugez do të rikthehet këtë verë sërish te Manchester City.
Skuadra e Bayern Mynih vendosi të mos e mbajë lojtarin që erdhi në formë huazimi, duke i hapur kështu rrugë sërish transferimit të tij në një klub tjetër. Ky mund të jetë një tjetër shans i mirë për Barcelona për të siguruar shërbimet e portugezit, që nuk bën pjesë në planet e City.