Athinë, 16 janar – Qëllimi i Qeverisë është që Marrëveshja e Prespës të kalojë me të paktën 151 vota, teknikisht kjo nuk nevojitet, por vlerësimi im është se derisa të vijë marrëveshja, në periudhën e ardhshme do të kemi kohë publikisht të diskutojmë për pozicionin e secilit veç e veç, tha zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa portofol të Greqisë, Dimitris Xanakopulos, në intervistën për televizionin grek “Open”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Xanakopulos tha se nuk do të përcaktojë datë konkrete kur Marrëveshja e Prespës do të vijë në Parlamentin grek, por potencoi se nuk do të vonohet.
“Duhet të bëjmë nga një hap. Sot ndodhemi në një fazë në të cilën parlamenti grek debaton për votim besim, që e ka kërkuar kryeministri. sapo të përfundojë ky proces, kryeministri do të vendosë për një kohë konkrete për dorëzimin e marrëveshjes. Në këtë moment nuk mund të përcaktoj datë konkrete, por vlerësimi im është se nuk do të vonohet”, tha xanakopulos në intervistë.
Në shktimet në mediat greke se grupi i deputetëve të Ptamit, pas largimit të Danelisit, ndoshta do të ndërrojë pozicion apo megjithatë mund të mungojë për votim të ratifikimit, zëdhënësi i Qeverisë greke përkujtoi se pikërisht Marrëveshja e Prespës ishte shkaku, që Potami të tërhiqet nga koalicioni Lëvizja për ndryshime.
Lidhur me votimin e sotëm për besim, ai sqaroi se Qeveria nuk kërkon 151 vota vetëm që ta përfundojë mandatin, por edhe të përfundojë nisma të caktuara politike.