Athinë, 4 prill – Ndryshimi i emrit kushtetues është një nga obligimet juridike që të arrihet marrëveshje, thotë zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa portofol Dimitris Xanakopulos, në intervistë për Televizionin grek Alfa.
I pyetur për mbishkrimet në media për planin eventual grek “B” për nënshkrimin e marrëveshjes me organizatat ndërkombëtare, pa kaluar nëpër parlamentet e të dy vendeve, Xanakopulos thotë se “nuk ekziston kurrfarë çështje ndërkombëtare që mund të zgjidhet pa marrëveshje ndërkombëtare”, që përmban obligime konkrete për të dyja palët”, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.
“Çka bën kur duhet të zgjidhësh një problem bilateral? Dakordohesh për një tekst obligues juridik që i përshkruan obligimet e të dy palëve. Përkatësisht, pala greke do ta pranojë fqinjin nën emrin që do të dakordohet, ndërsa fqinji do të pajtohet. Për palën greke ta pranojë këtë emër dhe të ndërmarrë obligime konkrete është një prej atyre që duhet të jetë, siç kemi thënë qartë shumë herë, është ndryshimi i emrit kushtetues. Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë do ta ndërmarrë obligimin juridik ta ndryshojë emrin kushtetues, përderisa duam të arrijmë deri te zgjidhja”, thotë Xanakopulos, duke folur për TV Alfa greke.
Në lidhje me atë nëse Athina kërkon ndryshim të Kushtetutës vetëm për shkak të emrit, ose konsideron se duhet të bëhen ndryshime edhe të anëtarëve të caktuar, Xanakopulos sqaron se ekzistojnë interpretime të ndryshme juridike dhe ky është diskutim që udhëhiqet në nivel politik dhe juridik.