Xanakopulos: Marrëveshja e Prespës është gjallë

Athinë, 5 tetor – Marrëveshja e Prespës kuptohet se është gjallë. Të dyja palët, edhe IRJM edhe Greqia, janë të vendosur që të luftojnë që marrëveshja të hyjë në fuqi, thotë zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministri pa dikaster, Dhimitris Xanakopulos në intervistën për radion greke “Njuz247”.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Xanakopulos e ka përsëritur qëndrimin e MPJ-së greke se rezultati nga referendumi është kontradiktor, por shtoi se “nëse nuk gabon, referendumi kishte jehonë të madhe nga për shembull jehona në zgjedhjet presidenciale”.

“Mendoj se është në drejtim absolut të drejtë nisma e zotit Zaev, diskutimin ta dërgojë në Kuvend dhe të përpiqet ta formojë shumicën e nevojshme për revizionin kushtetues. Ne i përcjellim ngushtë ngjarjet, e mbështesim përpjekjen që ta ndryshojë Kushtetutën që të mundet edhe Qeveria greke ta ratifikojë marrëveshjen që të hyjë në fuqi”, tha zëdhënësi  i Qeverisë greke.

Në lidhur me pozicionet e partnerit qeveritar koalicionues, Panos Kamenos, Xanakopulos sqaroi se nuk ekziston shkas për shqetësim për të ardhmen e Qeverisë.