Athinë, 23 tetor – Për herë të pas pas rënies të Jugosllavisë, nacionalizmi nuk i cakton ndodhitë politike në rajon, ndërsa Marrëveshja e Prespës është disfatë strategjike e nacionalizmit, tha zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa portofol, Dimitris Xanakopulos, duke folur në ngjarjen partiake të organizuar nga SYRIZA në një lagje athinase.
Në fjalimin me temë “Plani dhe vizioni i Greqisë në erën e re”, Xanakopulos u përqendrua edhe në zgjidhjen midis Maqedonisë dhe Greqisë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Marrëveshja e Prespës është disfatë strategjike e nacionalizmit në dhe jashtë kufijve për shkak se e hapin rrugën për bashkëpunim dhe zhvillim midis vendeve të cilat vetëm fitojnë nga ajo, gjithsesi në kushte posaçërisht të vështira për stabilitetin, por edhe për sigurinë në rajonin më të gjerë. Edhe gjithë kjo është dekoratë për qeverinë tonë, dekoratë për të majtën. Për këtë arsye edhe e rrëmbyem mundësinë historike, pa konsideruar në çmimin politik, interesa partiake dhe pa bërë qërim hesape partiake”, tha Xanakopulos dhe theksoi se “historia do t’u japë respekt atyre të cilët e ndërmorën dhe e përfunduan këtë mision të vështirë”, duke i përmendur qeveritë nga të dy vendet.