Athinë, 4 korrik – Ende nuk ka përfunduar programi me takimet konkrete të kryeministrit grek gjatë takimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor që më 10 korrik do të mbahet në Londër, thotë zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa dikaster Dimitris Xanakopulos, lidhur me mundësinë për takim eventual të Zoran Zaevit dhe Aleksis Ciprasit, duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina.
“Bëhet fjalë për Procesin e Berlinit, proces i bashkëpunimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor me nismë të Gjermanisë, në të cilën Greqia është ftuar të marrë pjesë. Takimet konkrete dhe programi konkret për momentin nuk kanë përfunduar”, tha Xanakopluos në brifingun e rregullt të sotëm me gazetarët.
Greqia këtë vit për herë të parë do të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në suaza të Procesit të Berlinit.