Athinë, 2 mars – Në bazë të emrit të përbërë erga omnes, mund të gjendet zgjidhje dinjitoze, në mënyrë të ndërsjellë e pranueshme dhe e qëndrueshme për çështjen për emrin, ndërsa nevojitet vullnet që nga të dyja palët, thotë zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Xanakopulos.
Në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, Xanakopulos edhe një herë i përsëriti pozicionet greke në bisedimet për emrin.
“Nga ana e tij, qeveria greke ka deklaruar se cilët janë pozicionet për negociatat me të cilat paraqitet në bisedimet konkrete. Na nevojitet një emër i përbërë, i cili do të jetë për të gjithë përdorimet dhe do të vlejë për të gjithë. Mendoj se në bazë të kësaj kornize, mund të gjendet zgjidhje dinjitoze, e qëndrueshme dhe në mënyrë të ndërsjellë e pranueshme për të cilën të gjithë punojmë”, tha Xanakopulos në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët.