Athinë, 25 maj – Erga Omnes, revizion kushtetues dhe emër nga propozimet e Nimicit janë temat e tryezës negociuese në Nju-Jork, sipas ministrit pa dikaster dhe zëdhënës i qeverisë greke Dhimitros Xanakopulos, i cili konsideron se ekzistojnë parakushte politike dhe teknike për marrëveshje.
Në një intervistë për televizionin “Skaj” tha se qeveria që para disa ditëve ka thënë se emri “Maqedonia Ilinditase” nuk është më pjesë e negociatave, ndërsa eviton të parashikojë çfarë qoftë verdikti nga raundi i ri i bisedimeve.
“Mendoj se ekzistojnë mundësi, ekzistojnë mjaft siguri, por nuk mundem në asnjë mënyrë ta parashikoj verdiktin e negociatave të hapura. Por, konsideroj se ekzistojnë edhe parakushte politike dhe teknike që të arrijnë deri në marrëveshje. Megjithatë, kjo varet jo vetëm nga Greqia, por edhe nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Ne kemi vendosur dy parakushte në tryezë, erga omnes dhe emër i ndërlikuar i pranueshëm i përbashkët”, tha Xanakopulos.
Siç njoftoi i korrespondenti i MIA-s nga Athina, në pyetjen për qëndrimin e partnerit të koalicionit në qeveri dhe lider i Grekëve të Pavarur, i cili nuk pranon emër me termin Maqedoni, Xanakopulos thotë se pozicioni i Kamenosit është tashmë i njohur.