Athinë, 11 prill – Bindje se ekzistojnë parakushte politike dhe vullnet politik për zgjidhje, shprehu zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa resor, Dimitris Xanakopulos, në intervistën për radion greke “Njuz247”, por edhe ka shtuar se për marrëveshje, nevojiten ende hapa.
“Mendoj se ekzistojnë parakushte, sigurisht ekzistojnë parakushte politike dhe vullnet politik që të arrihet marrëveshje, por gjatë negociatave duhet të kalohet edhe shumë rrugë, sepse nga ana e Qeverisë greke ishte vendosur një kornizë konkrete në të cilën është e mundur të ketë marrëveshje”, tha zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa resor.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, Xanakopulos në intervistën për radion përsëriti se nëse arrihet marrëveshje, “Qeveria greke do të kërkojë dhe do të synojë drejt një koncensusi më të gjerë parlamentar”.