Deklaratat e Dimitrovit nuk ndihmojnë, thotë zëdhënësi i qeverisë greke në një intervistë për TV ERT, duke i komentuar qëndrimet që dje i dha shefi i diplomacisë së Maqedonisë pas takimit me Nimicin.
“Udhëheqësia politike e IRJM-së, muajt e fundit ka ndryshuar disa deklarata nga e kaluara, ka miratuar një pozitë më të matur dhe kjo ka ndihmuar që negociatat dhe bisedimet të shkojnë përpara dhe të krijohet një klimë e mirë midis dy vendeve. Mendoj se deklaratat e Dimitrovit, gjatë negociatave, nuk kanë ndihmuar në këtë drejtim, sepse e din shumë mirë, ndërsa për këto tema kanë biseduar të dy liderët Zaevi dhe Cipras se ekzistojnë kërkesa konkrete, kërkesa politike që të mund të arrijmë deri në marrëveshje të përbashkët të pranueshme”, tha Dimitris Xanakopulos.
Si mysafir në emisionin në televizionin shtetëror ERT, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, zëdhënësi i qeverisë greke tha se në negociatat Athina mendon se ekzistojnë tre çështje të ndryshime për të cilat bisedon, gjegjësisht siç tha “tre shtylla bazë të pozitave greke”.
“E para është emri i ndërlikuar. E dyta është ajo që e quajmë erga omnes gjegjësisht ndaj të gjithëve, emër i ndërlikuar për përdorim të gjithanshëm, që e përfshin edhe fqinjin, që do të thotë se është e nevojshme revizion kushtetues, që të mund erga omnes të realizohet. Dhe e treta është ajo që ka të bëjë me irredentizmin, që gjithashtu lidhet me revizionin kushtetues. Mendoj se do të jetë mirë të mos e parashikojnë rezultatin dhe të mos vendosin linja të kuqe”, sqaroi zëdhënësi i qeverisë greke, transmeton MIA.