Kryeministri grek Aleksis Cipras pas 18 janarit do të marrë vendim kur Marrëveshja e Prespës do të dorëzohet për ratifikim në Parlamentin grek, “deri kur pritet ajo ta kalojë procedurën përkatëse në Shkup”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë greke Dimitris Xanakopulos. i cituar nga botimi elektronik i “Katimerini”-t.
“Për momentin po bëhen ‘kombinimet e nevojshme parlamentare për ratifikimin e Marrëveshjes dhe ato janë intensive’. Konkretisht në çështjen nëse do të mblidhet shumica e nevojshme prej 151 votave, zëdhënësi i Qeverisë greke bëri të ditur se nga fillimi i këtij procesi ka deklarata nga partia Reka, si dhe nga disa deputetë nga Lëvizja Qendrore Majtiste, se Marrëveshja paraqet një mundësi unikale historike për zgjidhjen e problemit.
Edhe ish-shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias të shtunën në një intervistë ekskluzive për MIA-n shfaqi bindje se parlamenti grek ka shumicë për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, transmeton “Katimerini”.
Javën e kaluar burime diplomatike greke për gazetën “Elefteros tips” kanë shfaqur pritje se Marrëveshja e Prespës midis Athinës së Shkupit që nga janari do të hyjë në procedurë për ratifikim në Parlamentin grek.