Wuhani nuk gjen raste të reja me COVID-19, 300 pa simptome në testimin masiv

23

Qyteti kinez Wuhan, ku së pari është përhapur koronavirusi i ri, nuk ka zbuluar raste të reja me COVID-19 dhe janë detektuar 300 të infektuar pa simptome, pasi ka testuar shumicën e 11 milionë banorëve, është njoftuar nga zyrtarët e qytetit, transmeton agjencia Reuters.

Autoritetet kanë filluar një kampanjë ambicioze më 14 maj për të testuar gjithë qytetarët. Ka testuar 9.9 milionë banorë, pasi një numër i rasteve të reja kishte shtuar frikën për një valë të dytë.

Por, nuk u zbuluan raste të reja me COVID-19, sëmundjen që shkaktohet nga koronavirusi i ri, gjatë kësaj kampanje që ka vazhduar deri më 1 qershor.

Nga qyteti është njoftuar se 300 personat pa simptome nuk kanë qenë infektues, ku nuk ka pasur gjurmë të virusit në pajisjet e përdorura nga ata, si maskat, brushat e dhëmbëve apo celularët e madje as në butona të ashensorit e as në dorezë të derës.

Kina nuk i llogaritë mbajtësit pa simptoma të virusit – njerëz që janë të infektuar me virus por nuk shfaqin simptoma të sëmundjes – si raste të konfirmuara.

Qyteti qendror, kryeqendër e provincës Hubei, ishte izoluar më 23 janar. Izolimi është larguar më 8 prill. Ishte qyteti më së rëndi i goditur në Kinë ku janë regjistruar shumica e 4634 vdekjeve të raportuara dhe mbi 83 mijë të infektuarve. Kostoja e testimit të gjithë qytetit ka qenë afro 126 milionë dollarë.

Comments are closed.