Në Xhersey, në turneun “Kupa e presidentëve”, është rikthyer në fushë pas 4 operacioneve edhe golfisti amerikan Tiger Woods, por jo për të luajtur. Ai ka bërë asistentin e kapitenit Steve Stricker, por të paktën ka shkelur sërish fushat e gjelbërta të golfit edhe pse nuk ka dhënë një datë të saktë se kur do të rikthehet të luajë. Kohët e fundit, Ëoods ka deklaruar se po stërvitet 6 herë në ditë, por duket se ende nuk është në formë.
“Kam kohë që jam jashtë fushave të lojës dhe nuk e di se kur do të rikthehem të luaj. Tani shpresoj vetëm që dhimbja të më largohet sa më shpejt”, tha Woods. “Pres përgjigje nga kirurgu im, ndërkohë që stërvitem për të qenë gati kur të jetë momenti. E di që nuk kam formën e dikurshme edhe muskujt nuk janë ata të dikurshëm, por mbetem optimist. Pas 4 operacionesh në shpinë dhe gju jam ende optimist”, deklaroi golfisti amerikan.