Tiger Woods ka ruajtur qetësinë gjatë një dite të fundit kaotike në Augusta National duke fituar titullin e 15-të madhor në karrierën e tij, i pari në 11 vite.
Ishte një eveniment i mrekullueshëm Masters-i i 87-të, me shumë të papritura dhe goditje fantastike dhe në fund Woods arriti të dilte në krye duke mposhtur konkurrencën e lojtarëve si Dustin johnson apo Xander Schauffele.
Kjo është hera e parë që Woods fiton një turne madhor pas 3,954 ditëve kur mposhti Rocco Mediate në US Open të vitit 2008.
Pas skandaleve të njëpasnjëshme të golfistit më të njohur në botë dhe pa shumë problemeve fizike, mesa duket ai është rikthyer ai i dikurshmi.