Libani ka ndaluar shfaqjen e filmit “Wonder Woman”. Arsyeja për bllokimin e filmit është shkaku që aktorja kryesore e filmit Gal Gadot, është izraelite. Ministri i ekonomisë së Libanit ka ndaluar shfaqjen e filmit në Liban, shtet ky që është në luftë zyrtare me Izraelin. “Wonder Woman” ishte reklamuar në shtetin e Libanit, dhe ishte i gatshëm për tu shfaqur deri disa orë para se ndalimi të hynte në fuqi. Gal Gadot është nga Tel Avivi, dhe ishte një trajnere luftarake në Forcën e Mbrojtjes së Izraelit për dy vite, si dhe ishte shpallur Miss Izraeli në moshën 18 vjeçare. Në anën tjetër “Wonder Woman”, një film superheronjësh nga DC, është duke i mahnitur kritikët e filmit anë e mbarë botës duke u konsideruar të jetë filmi më i mirë i bazuar nga novelat grafike, jo vetëm të universit të DC por edhe të MARVEL. Sipas rezultateve në Rotten Tomatoes, “Wonder Woman” ka marrë vlerësimin 96%, duke i kaluar kështu filmat e famshëm me superheronjë si “The Avengers 92%”, “Iron Man 94” dhe Guardians of the Galaxy 91%”. Wonder Woman vjen nga universi i gjerë i DC, pranë Superman, Batman, The Flash. Mirëpo në këtë film, ata nuk do të jenë prezent. Shumica e personazheve në film duhet të jenë të njohur për tifozët e filmave të Wonder Woman, edhe pse do të ketë modifikime. Pjesë e filmit do te jetë Doktor Poison (luajtur nga Elena Anaya), një specialiste e helmeve, e cila ka qenë prej kohësh një kundërshtare e Dianës. Gjithashtu është edhe Etta Candy (Lucy Davis), e cila vepron si sekretare e Steve Trevor (Chris Pine) në këtë film. Pjesa më e madhe e këtij filmi zhvillohet gjatë Luftës së Parë Botërore, gati 100 vjet përpara ngjarjeve të Batman VS Superman. Vetëm skena e parë, e paraqitur në ditët e sotme, kërkon një kontekst: Është nje sekuencë me Dawn of Justice ku Bruce Wayne (Batman) dhe Diana i prezantojnë anëtarët e ardhshëm të Justice League (film i cili do të shfaqet në nëntor të këtij viti).