Për herë të parë në historinë e futbollit 4 skuadra angleze shkojnë në Ligën e Kampioneve dhe në Europa League. Kështu Liverpooli dhe Tottenhami do të sfidojnë njëra-tjetrën në finalen e 1 qershorit në Madrid, shkruan Albeu.com, përcjellë gazeta Koha.
Ndërkohë dy ekipet e Londrës Chelsea dhe Arsenali do të luajnë në 25 maj finalen e Europa League në Baku.
Por ajo që bie në sy është skuadra e Wolves cila që në sezonin e saj të parë i ka mundur të 4 skuadrat finalist të Europës.
Skuadra e Premier Ligës, Wolverhampton i ka mposhtur Tottenhamin, Chelsean e Arsenalin në Premie League , ndërsa Liverpoolin e ka mundur në FA Cup.
Ndërkohë e veçanta tjetër është se ai që pritet të fitojë titullin në Premier Ligë, Manchester City, nuk përfshihet në këtë katërshe.