Wolverhampton Wanderers ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me mbrojtësin spanjoll, Jesus Vallejo. Klubi anglez u inkuadrua në Ligën Premier sezonin e kaluar dhe arriti të befasojë të gjithë duke treguar paraqitje të mira dhe duke zënë një vend që i dërgon në Ligën e Evropës. Ideja e drejtuesve të Ujqërve është të përforcojnë edhe më shumë skuadrën për sezonin e ri, pasi luftojnë në disa gara.