Aktorja Reese Witherspoon ka thënë se ajo është gati për serinë e tretë të filmit “Legally Blonde”. “Kam nevojë që dikush të vijë me një ide të mrekullueshme për këtë film, dhe ne do ta bëjmë atë. Mendoj se është koha e duhur që ta bëjmë atë. Mendoj se gratë kanë nevojë për pozitivitet tani”, ka thënë ajo në një intervistë për E!News, transmeton Klan Kosova. Aktorja poashtu ka folur edhe si mendon se do të jetë presidenca e Trump për gratë. “Është një nder i jashtëzakonshëm të jesh grua në Amerikë. Ne kemi shumë të drejta, që shumica e grave nuk kanë në plot vende të botës. Do të provoj ta festoj këtë, posaçërisht edhe të drejtën e fjalës, të shprehem lirshëm dhe të tregoj se sa të rëndësishme janë gratë në botë”, ka thënë ajo.