Windows 10 është i instaluar në 825 milionë pajisje

Herën e fundit që Microsofti lëshoi informacion rreth numrit të pajisjeve në të cilat ishte instaluar Windows 10, ishte gjatë muajit mars, kur mësuam se ky sistem operativ më i ri është i instaluar në 800 milionë pajisje.

Gjatë konferencës së Zhvilluesve të Ndërtimit, u dhanë detaje të reja rreth numrit të instalimeve të Windows 10.

Sipas këtyre të dhënave, Windows 10 aktualisht është aktiv në 825 milionë pajisje, që është një rritje e konsiderueshme krahasuar me informacionet e mëparshme.

U zbulua gjithashtu një bazë përdorimi për aplikacionet specifike të Microsoft. Kështu, shfletuesi Edge për Android dhe iOS është shkarkuar 4.5 milionë herë, ndërsa lansuesi i Microsoft ka mbi katër milionë përdorues. SwiftKey, i cili ishte i njohur para se të blihej nga Microsoft, ka 159 milionë përdorues aktivë.

Që nga lansimi, pranimi i Windows 10 nuk u zhvillua me një ritëm që Microsoft fillimisht priste – një miliard përdorues tre vjet pas lansimit të tij – por rritja e platformës është e qëndrueshme dhe Microsoft po iu afrohet planeve të parashikuara./ksp