Wimbledon: Williams gjobitet me nëntë mijë euro për dëmtim të fushës

Serena Williams është gjobitur me nëntë mijë euro pasi e dëmtoi njërën ndër fushat e Wimbledonit ma raketën e saj. Incidenti ndodhi gjatë një seance të saj stërvitore në All England Club, para se të fillonte turneu i Wimbledonit këtë vit, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.

Shtatë-herë kampionia e Wimbledonit, 37-vjeçare, është duke e luajtur turneun e saj të gjashtë të këtij viti, por e mposhti Carla Suarez Navarron të hënën për të arritur në çerekfinale. Ndërsa, Fabio Fognini i Italisë u ndëshkua me afër 3 mijë euro, pasi që tha se do të donte të shpërthente ndonjë bombë në Wimbledon.

32-vjeçari e bëri këtë deklaratë tronditëse në gjuhën italiane gjatë disfatës së tij në rundin e tretë, kundër Tennys Sandgrenit, të shtunën.

Williams, e renditur e 11-ta, ka qenë duke vuajtur nga një lëndim në gju këtë vit. Amerikania do të përballet me bashkëkombësen e saj, Alison Riske, në çerekfinale, pasi Riske e mposhti numrin një të botës, Ashleigh Barty.

Williams dhe partneri i saj, Andy Murray, janë edhe në rundin e dytë të dysheve të përziera dhe ata do të përballen me Fabrice Martinin dhe Raquel Ataëon të martën.