Do të nisë më 1 korrik grand slam i Wimbledon në tenis, turneu më i famshëm në botë i fushave me bar, ku do të luajnë protagonistët e sportit të raketës. Te meshkujt pritet sërish një sfidë treshe mes Nadal, Federer e Djokovic.
Roger Federer është në kërkim të titullit të nëntë në Wimbledon, por në rrugën e tij do të jetë Rafael Nadal. Dy miqtë mund të përballen në gjysmëfinalen e këtij turneu, ashtu sikurse ndodhi edhe në Roland Garros tri javë më parë.
Kampion në fuqi është serbi Novak Djokovic, që ka si rival më të fortë në rrugëtimin e tij gjermanin Alexander Zverev dhe austriakun Dominic Thiem. Gjithsesi, në raundet e para nuk priten surpriza te meshkujt.
Rivalitet i madh edhe te femrat, ku beteja për turneun e Wimbledon dhe vendin e parë në renditjen botërore është e madhe. Australiania Ashleigh Barty e nis si numri 1 në botë.
Gjithsesi, pretendente për të fituar në turneun londinez janë edhe Angelique Kerber (kampionia në fuqi, Garbine Muguruza, Simona Halep, Serena Williams, Naomi Osaka etj.