Mbrëmjen e së martës janë luajtur ndeshjet e fundit të raundit të dytë të grand slam-it të Wimbledon.
Kampionia në fuqi, ish-numri 1 në botë, tenistja gjermane Angelique Kerber, është eliminuar, duke dorëzuar kurorën. Ajo u mund 2-1 nga rivalja amerikane Lauren Davis (2-6, 6-2, 6-1). Edhe pse Kerber e nisi mirë ndeshjen, duke tuar setin e parë, loja e gjermanes pati një rënie të menjëhershme, duke luajtur dobët në dy setet e tjera.
Në raundin e tretë shkon tenistja britanike Johanna Konta, që mundi 2-0 (6-3, 6-4) çeken Katerina
Siniakova
Më tej shkon edhe Serena Williams, 7 herë tuese e Wimbledon. Ajo e nisi jo mirë ndeshjen, duke humbur 6-2 setin e parë ndaj sllovenes Kaja Juvan. Gjithsesi, më tej erdhi rikuperimi i amerikanes, që toi 6-2, 6-4 dy setet e tjera.
Fiton edhe tenistja zvicerane Belinda Bencic, që mundi 2-0 estonezen Kaia Kenepi.
Te meshkujt, tenisti spanjoll Rafael Nadal mposhti me vështirësi 3-1 australian Nick Kyrgios pas tri orësh lojë, një duel mes dy tenistësh që nuk duhen shumë (6-2, 3-6, 7-6, 7-6). Ndeshje me rivalitet në dy setet e fundit, ku gjithçka u vendos në “tie break”. Fiton edhe italiani Matteo Berrettini, që mundi 3-0 qipriotin Marcos
Baghdatis