Wilsoni bashkon Çairin dhe qytetin Staunton

Shkup, 8 nëntor – Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes faqes së tij zyrtare kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ndan me qytetarët lajmin e madh për binjakëzimin e Komunës së Çairit dhe Qytetit të Stauntonit të shtetit të Virgjinias. Në Asamblenë e posaçme të organizuar posaçërisht me rastin e vizitës së kreut të Çairit u miratua rezoluta e binjakëzimit. Rëndësia e kësaj ngjarjeje konsiston në thellimin e miqësisë me popullin amerikan.

Delegacioni i kryesuar nga kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu zgjodhi Qytetin e Stauntonit pasi ai është vendlindja e Presidentit Wudro Wilson, një nga figurat më të lavdishme të politikës amerikane që luftoi per barazinë e popujve te vegjël te Ballkanit. Me këtë rast, Ganiu faleminderoi asambleistët e Qytetit Staunton në emër të qytetarëve të Komunës së Çairit. Pjesë e këtij delegacioni gjatë kësaj vizite të punës ishin: drejtori i Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante – David Hosalfook, publicisti i mirënjohur Emin Azemi dhe sekretari i Komunës së Çairit Nedim Rama.

Poashtu, ju informojmë se më 21 Nëntor nje delegacion i Qytetit Staunton do të vizitojë Komunën e Çairit, me ç’rast për nder të Presidentit Wilson do të vendoset busti i tij në shenjë mirënjohjeje e respekti ndaj figurës dhe veprës së tij.(koha.mk)