Mesfushori brazilian i Chelsea, Willian, ka reaguar sot pas zërave të shumtë në adresën e tij, se do të largohet nga “blutë” e Londrës. Ofertat në adresën e tij nuk kanë munguar ditët e fundit, kryesisht nga Kina dhe nga Barcelona.
Por lojtari, në një deklaratë të dhënë sot për mediat, ka thënë fjalën e tij për të ardhmen:“E tashmja dhe e ardhmja ime është këtu, te Chelsea. Nuk më intereson se çfarë thonë të tjerët, mediat dhe gazetat. Nuk i lexoj dhe dëgjoj ato”.
Duket se Willian do të qëndrojë pranë trajnerit Maurizio Sarri, që e konsideroi lojtarin të pashitshëm, duke i kërkuar klubit që të mos e largojë. Dhe mesfushori brazilian ia shpërbleu besimin trajnerit italian me një gol, duke qenë vendimtar në fitoren 2-1 që Chelsea arriti ndaj Newcastle.