Willian ka hedhur poshtë lajmet në lidhje me transferimin e tij te Manchester United. Sulmuesi brazilian dëshiron të vazhdojë aventurën me Chelsean edhe për pesë vite të tjera. Muajin e kaluar, trajneri i “Djajve të kuq”, Jose Mourinho tentoi që të bindte lojtarin për të nënshkruar me ekipin e tij. Ashtu sikurse edhe Barcelona institoi për të blerë kartonin e tij, por oferta e katalanasve u refuzua nga drejtuesit e “Bluve të Londrës”.
Me ardhjen e Maurizio Sarrit, gjithçka ka ndryshuar në kampin e londinezëve. Duket se ish-tekniku i Napolit ka qenë bindes me idetë dhe strategjinë e tij, ndaj edhe lojtarët që dëshironin të largoheshin kanë ndryshuar mendje.
Vetë lojtari ka pohuar se do të vazhdojë të luajë me fanellën e ‘bluve’, duke hedhur poshtë të gjitha lajmet në media rreth të ardhmes së tij.
“Janë thënë shumë gjëra në shtyp rreth meje, por unë kurrë nuk kam menduar të largohem nga Chelsea, kurrë. Gjithmonë kam thënë se dua të vazhdoj këtu sa më gjatë që të jetë e mundur dhe jam i lumtur të qëndroj këtu. Plani im ishte që të qëndroja për aq kohë sa të ishte e mundur, por tani bëra pesë vite dhe shpresoj të bëj edhe pesë të tjera. Unë e di që kam edhe dy vite kontratë, por shpresoj që të qëndroj për shumë vite në Premier Legue”- ka thënë sulmuesi brazilian.