Willian: Chelsea mund t’i fitojë disa trofe këtë sezon

Ylli brazilian, Willian, ka besim të madh tek sukseset e Chelseat në këtë sezon, pasi ka thënë se mund t’i fitojë disa trofe. Chelsea është penalizuar shumë shkaku i mungesës së transferimeve pas dënimit nga FIFA, por besimi është i madh mes futbollistëve.  I tillë është edhe ylli brazilian, Willian, i cili beson se Blutë e Londrës do të fitojnë disa trofe këtë sezon.

“Unë mendoj se Chelsea mund të fitojë disa tituj këtë sezon”, ka thënë fillimisht Willian për Sky Sports.

“E di që do të jetë e vështirë këtë sezon të fitosh tituj, si zakonisht, është gjithmonë e vështirë”. “Është e vështirë kur humbet lojtarë si David Luiz, Eden Hazard, por ne kemi disa lojtarë të rinj cilësor që mund të përmirësohen shumë dhe në të ardhmen të bëhen një nga lojtarët më të mirë në ligë. Mendoj se kemi një ekip të shkëlqyeshëm. Chelsea është një klub i madh dhe kjo fanellë është e rëndë. Kur Chelsea shkon në një garë, shkojmë për të fituar. Nuk kanë rëndësi lojtarët, nuk ka rëndësi trajneri, çdo vit ne duam të fitojmë diçka. Dhe mendoj se këtë vit mund ta bëjmë përsëri”, përfundoi braziliani.