William Walker kundër korrigjimit të kufijve

William Walker, diplomati amerikan dhe miku i dashur i Kosovës, deklaroi se është kundër idesë së korrigjimit të kuvijve në kuadër të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Nuk jam në favor të rivlerësimit se ku është kufiri, të lëvizet andej apo këndej dhe ta quajmë korrigjim të kufirit”.

“Harta e Kosovës është e qëndrueshme tash sa vite, dhe po të keni një korrigjim vitin tjetër mund ta bëni. Por, nuk e shoh nevojën sot. Kufijtë territorial kanë qenë aty tash e sa kohë dhe nuk shoh një nevojë për shkëmbim të territoreve”.

Walker gjithashtu tha se e përkrahë Kancelaren Gjermane Angela Merkel, sa i përket kundërshtimit të idesë për korrigjim të kufijve.

“Besoj se Merkel ka arsye shumë të mira pse e kundërshton një marrëveshje të tillë. E përmenda Merkel sepse me ka thënë se e kundërshton këtë ide dhe kam dyshimin se edhe disa udhëheqës të shteteve të mëdha të BE-së nuk janë në pajtim me një marrëveshje të tillë. Shpresoj se nuk është e vetmja dhe më vjen mirë që ka një qëndrim të tillë lidhur me këtë”, njofton Klan Kosova.

“Ka njerëz edhe në BE edhe në SHBA që vetëm duan ta kryejnë marrëveshjen. Por, kjo nuk është arsyeja që duhet të nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi. Arsyeja është që dy palët duan të jetojnë në fqinjësi të mirë dhe ta lënë të kaluarën prapa”.