Boksieri amerikan Deontay Wilder, kampion i botës në peshat e rënda në kategorinë WBC, ka dhënë një sinjal të qartë në lidhje me unifikimin e titujve të këtij divizioni.
Titujt e tjerë të këtij divizioni mbahen nga Anthony Joshua (IBF, WBA dhe WBO), teksa që të dy këta boksierët nuk e njohin humbjen në ring.
Fillimisht, Joshua do të përballet me Jarrell Miller (më 1 qershor), ndërsa Wilder pret të konfirmojë revanshin me britanikun, Tyson Fury.
Duke folur për të ardhmen, Wilder tha: “Asnjëri nga ata nuk mund të fshihet përgjithnjë. Do të vijnë në ring dhe do të përballen me mua. Dy boksierët më të mëdhenj të peshës së rëndë jemi unë dhe Fury. Përballja e parë mes nesh e konfirmoi këtë. Ndërsa te Joshua nuk kam besë, pasi është dinak dhe nuk ka dëshirë të përballet me mua”.
“Gjithsesi, do të vijë dita që në ring do të shohim njëri-tjetrin në sy”, u shpreh Deontay Wilder, i cili ka 40 fitore e një barazim në karrierën e tij.