Shkup, 26 shkurt – Teknologjitë e reja i sollën mundësi të këtilla njerëzimit të cilat në fund të shekullit të kaluar, apo para 20 viteve, nuk mund të mendoheshin. Përfitimi i epokës së re të dixhitalizimit është qasja e lehtë deri te gjithçka që na intereson, ndërsa përfshirja e gjerë e qasjes është edhe enciklopedia më e madhe e lirë elektronike – Wikipedia. Në vend të kërkimit pas arkivave dhe bibliotekave dhe kërkimit në vëllimet e rënda enciklopedike, një njeriu sot i duhet vetëm një telefon celular prej 150 gramësh dhe në çdo vend ka gjithçka të kapshme.
“Mendoni botë në të cilën çdo njeri në planet ka qasje të lirë deri te gjithë njohuritë njerëzore. Kjo është ajo që punojmë ne”, ka deklaruar Xhimis Uels, njëri nga themeluesit e Wikipedias. Në qasjen e shpejtë deri te kjo enciklopedi dhe shumimi i shpejtë i përmbajtjeve në hapësirën pa kufi në internet tregon edhe emri i saj: wikiwiki në gjuhën haune do të thotë: shpejt, edhe pse është përhapur edhe mendimi se Wiki është akronim nga: What I Know Is.
Wkipedia është projekt i filluar në janar të vitit 2001, vetëm në gjuhën angleze, nga themeluesi i Fondacionit Wikipedia – korporatë jofitimprurëse e cila udhëheq me Wiki projekte. Pas dy viteve e gjysmë, shtator 2013, filloi edhe Wikipedia në gjuhën maqedonase me angazhimin e një grupi të disa të rinjve entuziastë. Ata kanë kërkuar nga Fondacioni Wikipedia të hapet Wikipedia në gjuhën maqedonase dhe prej atëherë komuniteti i vullnetarëve të Wikipedias punon në Wikipedian në gjuhën maqedonase. Nga shkurti i vitit 2016 janë organizuar në shoqatën GKAM Maqedoni (Galeri, Biblioteka, Arkiva dhe Muze) – degë e njohur e Wikipedisë. Disa shtete nuk kanë shoqata, por vullnetarët janë aktivë dhe i pasurojnë wikipeditë e tyre gjuhësore.
Shtërkovska thotë se Wikipedia në gjuhën maqedonase ka 92.900 tekste në tema të ndryshme, të gjitha të krijuara nga vullnetarët. Pasurohet ose përmes përkthimit të veçse artikujve të publikuar të wikipediave në gjuhë të tjera ose me krijimin e teksteve dhe përmbajtjeve që nuk janë në botimet e gjuhëve të tjera, veçanërisht kur bëhet fjalë për tema të lidhura me Maqedoninë.
Sipas numrit të artikujve të botuar, Wikipedia maqedonase është në vendin e 62 nga gjithsej 298 gjuhë (prej të cilave 288 janë aktive) të cilët e kanë të qasshme enciklopedinë e lirë.
Në vendin e parë është Wikipedia në gjuhën angleze me 5,5 milionë, ndërsa në e vogla është Wikipedia në gjuhën kanure me një artikuj. Botimi më i madh nga gjuhët ballkanike është Wikipedia serbe me mbi 602.000 artikuj, pas saj është Wikipedia në gjuhën serbokroate me më shumë se 400.000 artikuj. Pas asaj maqedonase janë vetëm Wikipeditë në gjuhën boshnjake (rreth 77.000) dhe në gjuhën shqipe (rreth 72.500).
Wikipedistët më aktivë të Maqedonisë
Afërsisht 10 për qind e numrit të përgjithshëm të artikujve në Wikipedia në gjuhën maqedonase, pothuajse 8.300 (duke mos i konsideruar ato që janë krijuar, ndërsa më vonë fshirë, ndërsa duke i konsideruar edhe faqet ndihmëse të krijuara në Wikipedia) janë vendosur nga Nikollçe Stojanoski, profesor i gjuhës angleze nga Tetova, i cili është administrator i Wikipedias dhe anëtar i këshillit drejtues të GLAM.
Vullnetarisht është aktivizuar nga viti 2007, edhe krahas teksteve të publikuara, ka edhe mbi 91.100 redaktime të teksteve (korrigjime, tekste të reja, lektorime…). Numri më i madh i teksteve që i ka shkruar janë përkthime, kryesisht nga gjuha angleze, ndërsa pjesërisht nga gjuha serbe ose kroate. Numër të madh të teksteve ka shkruar edhe si rezultat i hulumtimeve në temë të caktuar.
Nuk mundet, thotë të vërtetohet numri i saktë i shfrytëzuesve aktivë të Wikipedias nga Maqedonia sepse ka edhe në vendet e huaja (të cilat në Wikipedia në gjuhën maqedonase rregullojnë pjesë teknike), por sipas vlerësimeve çdo ditë aktivë nuk ka më shumë se njëzet.
“Jo të gjithë shfrytëzuesit aktivë janë pjesë e GLAM Maqedoni, por të gjithë komunikojmë dhe bisedojmë kur është në pyetje zhvillimi i Wikipedias, duke pasur parasysh faktin se nuk kemi mjaft vullnetarë që do të shkruanin në Wikipedia në krahasim me gjuhët e tjera ballkanike dhe botërore. Numri i artikujve në wikipeditë në gjuhët ballkanike, përveç në gjuhën shqipe dhe boshnjake, është dukshëm shumë më i madh nga ai në gjuhën maqedonase”, tha Stojanoski.
Sa është Wikipedia burim i sigurt i të dhënave?
Si enciklopedi e lirë dhe punë vullnetare, që nënkupton se secili mundet të vendosë përmbajtje (hapet llogari e përdoruesit, përkatësisht zgjidhet emri shfrytëzues dhe ndiqen udhëzimet e vendosura në faqen kryesore të Wikipedias), ngrihen pyetjet se sa është Wikipedia burim i të dhënave të vërteta dhe nëse ekziston mekanizëm kontrollues i cili mbron nga keqpërdorimet e mundshme.
Shtërkovska thotë se për cilëndo Wikipedi në çfarëdo lloj gjuhe paraqiten dyshime në lidhje me përmbajtjet e publikuar por çdoherë e më shumë, shton ajo, Wikipedia konsiderohet si burim i sigurtë i informatave.
“Wikipedia megjithatë është në vendin e pestë të rrjeteve më të vizituara në botë. Ndodh ndonjëherë disa shfrytëzues të vendosin tekste për personalitete që nuk ekzistojnë, për shembull, ose të vendosin vullgaritet ose marrëzi në faqe, por në të shumtën e rasteve ajo evidentohet shpejt dhe hiqet. Mekanizmi kontrollues janë vetë wikipedianët, ose bashkësia wikipediane, të cilat janë aktive në Wikipedia, si dhe administratorët. Ata një nga një i mënjanojnë pjesët e tekstit ose tërë faqet të cilat nuk kanë përmbajtje enciklopedike”, tregon kryetarja e GLAM.
Stojanoski citon se të gjitha tekstet e rregulluara ose të shkruara në parim janë nxjerrë nga literatura profesionale adekuate, e cila mund të kontrollohet.
“Drejt asaj tenton edhe vetë Wikipedia, çdo paragraf ose informatë të jetë valide dhe e mbështetur me burime akademike adekuate. Kualiteti i Wikipedias vlerësohet sipas kritereve të dhëna: pikëpamje neutrale/paanshmëri të përmbajtjes, me mbështetje akademike (e referuar në mënyrë adekuate dhe lehtë e verifikueshme), stil enciklopedik i shkrimit dhe gjuhë e saktë letrare maqedonase, paraqitje adekuate grafike-vizuale e përmbajtjes tekstuale dhe kontroll/ vlerësim ose shqyrtim i përmbajtjes nga më shumë shfrytëzues, ndërsa jo vetëm nga autori”, thekson Stojanoski.
Në raport të vandalizmit dhe futjes së informatave të rrejshme nga shfrytëzues të rinj dhe anonim, është vendosur “rishikim” ose “kontroll” i teksteve”. Ai sqaron se redaktimet e shfrytëzuesve të cilët nuk janë të autokonfirmuar menjëherë nuk do të publikohen në tekst të cilin lexuesi e lexon, por ka një lloj të draft versionit me redaktimet e reja të cilat presin të kontrollohen nga shfrytëzues me përvojë dhe administratorë. Zgjidhje përfundimtare për çdo status i cili shpesh herë është (përditshmëri) e nënshtruar në vandalizëm është përmbyllja dhe pamundësia të redaktohet, ndërsa “dënimi” më i ashpër për përdoruesit të cilët vandalizojnë është bllokimi i përhershëm dhe pamundësia të redaktojnë në Wikipedia.
Versione të ndryshme për ide të njejta
Edhe pse enciklopedia sipas përkufizimit është botim i fakteve, ndodh që për shkak të pikëpamjeve të ndryshme, kryesisht historike, të mos ketë përputhje në të dhënat për të njëjtin term në wikipediat e gjuhëve të ndryshme. Vullnetarët e Maqedonisë bashkëpunojnë me kolegët e tyre nga rajoni për konsultime dhe korrigjime në tekstet e publikuara në gjuhët adekuate dhe për tema lidhur me shtetet dhe popujt e tyre. Për tema lidhur me Maqedoninë ka pasur raste të imponimeve në pikëpamjet e shfrytëzuesve të vendeve fqinje por, thotë Stojanoski, janë zgjidhur në mënyrë të qetë dhe të mençur. Shton se përveç temave historike, në Wikipedia nuk ka konflikte apo teza drastike.
“Është e vështirë të arrihet balans, përmes konsensusit arrihet version stabil i tekstit. Në parim, çdo Wikipedia, përkatësisht çdo botim gjuhësor, kur janë në pyetje tekstet e historisë, udhëhiqen sipas parimeve të historiografisë zyrtare. Nëse ka qëndrim tjetër të propozuar për përmbajtjen, shton seksion të veçantë për shikimet e huaja ndaj temës. Ashtu përmbajtja balancohet. Shembull për këtë është teksti Цар Самоил. Është shkruar sipas historiografisë serbe dhe maqedonase, ndërsa pikëpamjet bullgare janë shkruar në seksion të veçantë”, sqaron njëri nga vullnetarët më aktivë dhe administratorë të Wikipedias së Maqedonisë.
Trajnime të wikipedistëve
Që të rritet numri i përmbajtjeve të publikuara, GLAM organizon trajnime në tre Wiki klube (në Shkup, Ohër dhe Nagoriçan të Vjetër) ku trajnohen të rritur por edhe nxënës për redaktim të enciklopedisë së lirë.
“Mësojnë si vendosen përmbajtje të lira, si fillohet artikull i ri, si plotësohet ndonjë që tashmë ekziston, si përdoren disa nga mjetet. Zakonisht fillohet me përkthim të përmbajtjeve nga Wikipediat në gjuhë tjetër, sepse kjo është mënyra më e lehtë që të kuptohet stili enciklopedik i shkrimit”, thekson kryetarja e GLAM, Shtërkovska.
Wiki klubi i parë në Maqedoni dhe i pari në Ballkan filloi të punojë në tetor të vitit 2016 në Muzeun e Luftës së Maqedonisë. Çdo e mërkurë nga ora 15 deri në ora 18 atje ka trajnim për postim të përmbajtjeve dhe secili që do, pa marrë parasysh moshën, mund të bashkohet dhe të nënshkruajnë kërkesë në GLAM Maqedoni. Anëtarësimi në shoqatë dhe në Wiki klubin është falas.
Deri më tani në Wiki klubet janë trajnuar 140 nxënës, janë krijuar 563 tekste të reja në tema të ndryshme dhe të plotësuara ose të përmirësuara janë më shumë se një mijë artikuj, të cilët kanë ekzistuar në Uikipedia në gjuhën maqedonase. Në dhjetor në Berovë është organizuar edhe Uiki kampi i parë për nxënës-wikipedistë, në të cilin kanë marrë pjesë 55 fëmijë nga 10 shkolla nga mbarë Maqedonia.
GLAM organizon edhe Wiki konferencë për arsimtarë (trajnim njëditor që të mësojnë ta përdorin Wikipedian si mjet mësimor) dhe deri më tani e kanë kaluar më shumë se 150 arsimtarë. Organizohen edhe gara redaktuese dhe ditë redaktuese në Uikipedia që të krijojnë përmbajtje të reja dhe të përmirësohen ekzistueset./mia/