Wikipedia ka ndalur së funksionuar për shumë prej përdoruesve në Evropë, dhe disa vende të Lindjes së Mesme.
Enciklopedia online po dështon të ngarkohet nga kompjuter, tabletë dhe telefonat e lëvizshëm.
Problemet u raportuan pak para orës 7:00 të mëngjesit, sipas faqes downdetector, që monitoron sajtet në internet dhe ndërprerjet në faqet e mediave sociale.
Nga problemet është prekur Mbretëria e Bashkuar, por sajti raportohet të ketë probleme në disa vende evropiane, duke përfshirë Poloninë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë.
Askush nuk është në dispozicion të menjëhershëm për komente në fondacionin Wikimedia, që merret edhe me menaxhimin e faqes.