Përfaqësuesja e Holandës ka shkuar në pushim me epërsi prej 2-0 ndaj Estonisë. Gini Wijnaldum dhe Nathan Ake realizuan golat për kombëtaren e Holandës në 45 minutat e parë të këtij ballafaqimi të vleshëm për kualifikime në kampionatin evropian, raporton GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha. Mesfushori i Holandës, Wijnaldum ka bërë një gjest fantastik pas golit të realizuar.
Ai ftoi bashkëlojtarin e tij tek kombëtarja e Holandës, Frenkie De Jong për të festuar dhe të dy së bashku bashkuan duart në shenjë të luftimit të racizmit.
https://www.youtube.com/watch?v=tc4zqQu3Pq4