[adning id="476476"]

Wijnaldum mërzit francezët në prezantim: Jam tifoz i Barcelonës

29

Aventura e Georgino Wijnaldum te PSG nis me këmbën e gabuar. Dihet që raportet mes parizienëve dhe Barcelonës nuk janë të mira, që nga rrëmbini që sheikët i bënë me paratë e tyre Neymar, dhe për të vazhduar më pas me përballjet në merkato, një prej të cilëve është pikërisht Wijnaldum që dukej i destinuar për të shkuar te Barcelona, por mbërriti në Paris me kosto zero.

Gjatë intervistës së tij të parë holandezi shpjegoi se sa e vështirë ishte për të të zgjidhte Parisin me një deklaratë që vështirë se do t’u ketë pëlqyer francezëve. Diçka e kuptueshme duke qenë se në prezantim lojtarët përdorin zakonisht frazat shabllon, “jam i lumtur”, “gjithmonë kam ëndërruar të vija këtu”, por ky nuk është rasti i Wijnaldum,.

“Të zgjidhja mes Barçës dhe Paris Saint Germain ishte diçka vërtet shumë e komplikuar, duke qenë se jam tifoz i Barcelonës që kur isha një fëmijë”, deklaroi mesfushori.

Një frazë kjo e pazakontë kur prezantohesh në një klub, pavarësisht lidhjeve historike të katalanasve me Holandën që nga kohët e Cruiff. E nëse te Barcelona do të gjente Koeman, ish trajnerin e kombëtares së tij, në Paris Wijnaldum do të takojë Pochetinon që po ashtu e ka njohur.

“Pochetino më kërkoi kur ishte te Tottenhanm, kështu që kam patur mundësinë ta njoh. Por të gjithë në këtë klub më bënë të kuptoj se më donin me të vërtetë dhe edhe kjo ndikoi shumë në zgjedhjen time”, u shpreh Wijnaldum.

Natyrisht ka edhe motive të tjera, të aspektit taktik, që e shtynë ish mesfushorin e Liverpoolit për të zgjedhur Parisin.

“Te Liverpool luanim një futboll shumë ofensiv dhe loja sulmuese është një filozofi që më pëlqen. PSG është një skuadër që bën këtë tip futbolli”, deklaroi futbollisti.