Incidenti që ndodhi pas përfundimit të eventit UFC-229 vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes të sportit amerikan, me Komisionin e Sportit në Nevada që ka çelur një hetim për të zbardhur arsyen përse rusi Khabib Nurmagomedov doli jashtë kafazit për të sulmuar stafin e McGregor. Për momentin nuk ka akuza dhe të akuzuar, por duket se sportisti rus është vënë në shënjestër për shkak të sjelljes së tij, çka e konfirmoi edhe presidenti i UFC-së, Dana White.
Numri 1 i arteve marciale mikse tha se ndaj Nurmagomedov mund ët ketë edhe një pezullim të gjatë nga Komisionin e Sportit në Nevada. Për Dana White, nëse ky pezullim do të jetë mbi 1 vit, atëherë rusit do t’i hiqet titulli kampion, të cilin e mbrojti ndaj McGregor. “Ne nuk mund të veprojmë pa mësuar më parë vendimin që do të merret. Nëse pezullohet varet se për sa kohë do të jetë ai, por nëse pezullimi do të jetë i gjatë, atëherë do t’i heqim titullin”, tha White.