Sipas një njoftimi që kompania ka bërë së fundi, pas një përditësimi në një blog WhatsApp mundet që të mos funksionojë në disa celularë pas ndërrimit të viteve.
Po kështu, duke filluar që nga 1 janari, WhatsApp nuk do të jetë aktiv në asnjë telefon Windows phone 8.0, por edhe në versione të tjera të sistemit operativ, në telefonat BlackBerry OS ose BlackBerry 10. Në këtë njoftim kompania sqaron të gjithë klientët e saj që disponojnë telefona të tillë që duhet të marrin masa.