Njerëzit në nevojë në Gaza organizuan protestë për të kërkuar rifillimin e mbështetjes së dhënë nga Programi Botëror për Ushqim (WFP) i Kombeve të Bashkuara (OKB) për organizatat humanitare në vend. Personat në nevojë të cilët u mblodhën përballë zyrës së WFP-së në Gaza, bënë thirrje për rifillimin e dhënies së ndihmave të WFP-së për organizatat humanitare, të cilët i shpërndanin ato tek njerëzit nevojtarë. Në protestë i pranishëm ishte edhe Drejtori i Qendrës për Kujdesin e Pleqve, Besman el Ashij, i cili tha se “Jemi këtu për të protestuar për shkak të ndërprerjes së mbështetjes së WFP-së për organizatat të cilat ofrojnë ndihmë për jetimët dhe personat me nevoja të veçanta”.