Basketbollisti i Washington, Russell Westbrook, ka shkruar shistorinë e NBA-së, duke thyer një rekord që zgjaste prej gati 60 vitesh. Ai bëhet lojtari që ka realizuar më shumë “triple double” (mbi 10 pikë, mbi 10 rebound e mbi 10 asist në një ndeshje) në historinë e NBA-së.
Westbrook, falë 28 pikëve, 13 rebound e 21 asist të realizuara sot në ndeshjen Washington-Atlanta (124-125), arriti kuotën e 182 “triple double” në karrierë, duke parakaluar një legjendë si Oscar Robertson.
Roberton, që përgëzoi rekordmenin e ri, mbante rekordin me 181 “triple double” në karrierë, që e kishte realizuar më 27 mars 1962 (sezoni 1961-62). Vetëm këtë sezon, Russell Westbrook ka realizuar deri më tani 36 “triple double”.
“Për mua është një nder, që emri im është vendosur në krah të ikonaveë të NBA-së si Oscar, Magic apo Kidd. Nuk e kisha imagjinuar se do të arrija deri këtu.
Është një moment i jashtëzakonshëm për mua. Sa herë që zbres në parket bëj gjëja që njerëzit thonë se nuk jam në gjendje t’i realizoj dhe u tregoj atyre se gabohen”, tha Westbrook.