Basketbollisti i skuadrës së Oklahomës, Russell Westbrook, ka firmosur një kontratë 10-vjeçare me markën e Michael Jordan (Jordan Brand), kontrata më fitimprurëse në historinë e NBA-së. Westbrook ka që në vitin 2013 që bashkëpunon me ikonën e NBA-së, por tashmë kjo marrëveshje do të shtrihet edhe për një decade. Prej disa vitesh MVP i sezonit të fundit mban të veshura atletet me firmën e “Air Jordan”, që është sponsori teknik i basketbollistit të Oklahomës.
Kontrata e re pritet të zbatohet në dy faza: Fillimisht marrëveshja do të jetë në fuqi për 5 vite dhe më pas do të rinovohet automatikisht edhe për 5 vite të tjera. Përveç kësaj, kjo kontratë e re ka edhe dy klauzola: Një donacion vjetor që kompania e Michael Jordan do të bëjë në fondacionin “Përse Jo” të Westbrook si dhe në përfundim të karrierës, lojtari do të bëhet ambasador i markës “Air Jordan”. Duket se Jordan ka zgjedhur Westbrook si modelin e ëprkryer për të reklamuar produktet e tij.