West Ham Unitedi dhe Tottenhami po akuzohen nga Federata e Futbollit në Angli për dështim të kontrollimit të lojtarëve të tyre gjatë ndeshjes së fundjavës në Premier Ligë.
Një përleshje shpërtheu në ndeshjen mes klubeve londineze. Gjyqtari Michael Oliver ndëshkoi me kartonë pesë lojtarë: Andy Carrollin, Winston Reidin, Andre Ayewin, Eric Dierin dhe Fernando Llorenten.
“West Ham United dhe Tottenham Hotspuri janë akuzuar nga FA për ndeshjen e së shtunës, 23 shtator 2017. Në minutën e 95-të të ndeshjes, dy klubet dështuan të kontrollojnë lojtarët”, thuhet në njoftim.